E themeluar në vitin 1938, Halkbank u krijua për të mbështetur artizanët dhe tregtarët në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin ekonomik. Me kalimin e kohës, ajo është vendosur si një markë e qëndrueshme, me reputacion dhe pioniere në Republikën e Turqisë.
Me më shumë se 85 vjet përvojë, banka mbetet lider në zhvillimin e sektorit bankar turk dhe vazhdon misionin e saj për të mbështetur sektorin real. Ajo ofron një përvojë unike bankare përmes një rrjeti të gjerë prej mbi 1.000 degësh në Turqi dhe më shumë se 4.000 ATM-ve, të plotësuara nga shërbimet moderne të internetit dhe bankingut celular.
Me një strategji të përqendruar te klienti, Halkbank ofron zgjidhje financiare për tregtarët, fermerët dhe pronarët e bizneseve të vogla, të mesme dhe të mëdha, të përshtatura për nevojat e tyre në çdo kohë. Banka është lider në mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe është mbështetja më e madhe e ekonomisë, por në të njëjtën kohë ajo investon në shoqëri, mjedis, sport dhe kulturë, duke forcuar statusin e saj si një nga markat më të suksesshmme dhe më të forta në tregun turk.