Bordi ekzekutiv

Dr. Fatih Shahbaz - Drejtor Ekzekutiv
Ai ka lindur në vitin 1981 në Sorgun, Yozgat. Ka përfunduar studimet në Degën e Ekonomisë në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit Selçuk, si dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit Doğuş. Studimet master i ka përfunduar në Degën e Ekonomisë në Institutin e Shkencave Shoqërore të Universitetit Marmara, ndërsa doktoraturën në fushën e Shkencave Politike dhe Administratës Publike në Universitetin Istanbul Medeniyet.
Në Türkiye Halk Bankası A.Ş. ka ushtruar funksione si zyrtar bankar, kontrollor i brendshëm, drejtues departamenti, drejtor dege, drejtor sektori dhe kryetar grupi. Nga data 22.11.2022 ka ushtruar gjithashtu funksionin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm përgjegjës për Shërbimet Mbështetëse dhe Burimet Njerëzore.
Z.Şahbaz është anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Halkbank A.D. Shkup që nga 27.07.2020, ndërsa më 16.12.2025 është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Halkbank A.D. Shkup.

MSc Aleksandar Iljov - Drejtor Ekzekutiv
Z. Aleksandar Iljov ka lindur në vitin 1977, në Shkup. Pas diplomimit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, menaxhim financiar, z. Iljov në tetor të vitit 2000 e fillon karrierën në Halk Banka SHA Shkup (ish IK Banka) si Referent në Drejtorinë për operacione valutore. Z. Iljov ka përfunduar studimet e magjistraturës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në fushën e menaxhimit financiar. Që nga viti 2001 ka mbajtur pozicione të ndryshme në Bankë si Referent në Drejtorinë për pagesa vendore dhe ndërkombëtare, Referent krediti për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndërsa në prill 2005 është avancuar si Drejtor i Drejtorisë për marrëdhënie me klientët, më pas ka qenë Drejtor i Sektorit të marketingut dhe Drejtor i Degës Korporative. Nga viti 2014 deri në shkurt 2024, z. Iljov ka ushtruar funksionin Drejtor i Sektorit të marketingut, ku ndër përgjegjësitë e shumta ishte edhe përgjegjës për funksionin e shitjes në të gjitha degët përmes të cilave Banka realizon shitjen e produkteve dhe shërbimeve të saj. Sfida dhe përgjegjësia e radhës profesionale për z. Iljov është anëtar i Bordit ekzekutiv të Halk Banka SHA Shkup, funksion që e ka filluar më 08.02.2024 pas vendimit për emërim nga Bordi mbikëqyrës i Halk Banka SHA Shkup dhe pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Banka Popullore.
Sipas strukturës organizative të Bankës, z. Iljov është përgjegjës për Sektorin e marketingut dhe bankës digjitale si dhe për Sektorin e bankës ndërkombëtare, aktiveve dhe likuiditetit.

Dr. Berkan Imeri - Drejtor Ekzekutiv
Z. Berkan Imeri ka lindur në vitin 1980, në Gostivar. Ka diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Fakulteti Ekonomik në Shkup. Studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Institutin Ekonomik në Shkup. Në vitin 2023, pranë Universitetit American College Shkup, Fakulteti për ekonomi biznesi dhe shkenca organizative, fitoi titullin Doktor i shkencave ekonomike. Z. Berkan Imeri e fillon karrierën e tij në qershor 2010 në Halk Banka SHA Shkup, në Degën Gostivar si referent në shitje me pakicë. Gjatë karrierës ka punuar në Sektorin për punë me popullatën, në Drejtorinë për rrjetin e degëve dhe ekspoziturave, në Drejtorinë për marketing dhe shitje për klientë korporativë, si Zëvendësdrejtor i Drejtorisë për menaxhim financiar, planifikim dhe raportim, Drejtor i Drejtorisë për menaxhim financiar, planifikim dhe raportim, ku në vitin 2017, bazuar në përvojën e gjatë dhe njohuritë e fituara në Bankë, fillon të ushtrojë funksionin Drejtor i Sektorit për menaxhim financiar, planifikim dhe raportim. Kjo pozitë, ndër të tjera, përfshinte edhe anëtarësimin në Bordin për menaxhim të rreziqeve dhe komisionin për menaxhim të aktiveve dhe pasiveve. Z. Berkan Imeri u emërua si anëtar joekzekutiv i Bordit të Drejtorëve, pra anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Halk Sigurimi SHA Shkup nga 30.01.2019 deri më 02.10.2023, ku për një periudhë ushtroi edhe funksionin Kryetar i Bordit Mbikëqyrës. Sfida dhe përgjegjësia e radhës profesionale për z. Imeri është anëtar i Bordit ekzekutiv të Halk Banka SHA Shkup, funksion që e ka filluar më 08.02.2024 pas vendimit për emërim nga Bordi Mbikëqyrës i Halk Banka SHA Shkup dhe pas marrjes së pëlqimit paraprak nga Banka Popullore.
Si Drejtor Ekzekutiv, z. Imeri është përgjegjës për Sektorin e menaxhimit të rreziqeve dhe menaxhimit financiar, Sektorin e monitorimit të rrezikut kreditor, arkëtimin e kërkesave të rrezikshme dhe çështjet ligjore, si dhe për Sektorin e burimeve njerëzore dhe organizatës.

MSc Muhammed Haxhipazi - Drejtor Ekzekutiv
Z. Haxhipazi është ekonomist i diplomuar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e Menaxhimit Financiar në Institutin Ekonomik – Shkup. Karrierën e tij në bankë e fillon në vitin 2007 si Referent për kreditimin e popullatës në Degën Gostivar. Në vitin 2009 emërohet Drejtor i Degës Gostivar, ndërsa në vitin 2010 Drejtor i Drejtorisë për rrjetin e degëve dhe ekspoziturave. Në vitin 2012 emërohet në pozitën Drejtor i Drejtorisë për marketing dhe shitje për NVM. Në qershor 2017 avancon në pozitën Drejtor i Sektorit për burime njerëzore, organizatë dhe trajnime, përgjegjës për Drejtorinë e burimeve njerëzore dhe organizatës si dhe Drejtorinë e punëve administrative. Me strukturën e re organizative në shkurt 2024, z. Haxhipazi emërohet Drejtor i Sektorit për operacione, nën përgjegjësinë e të cilit janë Drejtoria për pagesa vendore/operacione, Drejtoria për pagesa ndërkombëtare, Drejtoria për operacione kreditore dhe depozitore, Drejtoria për operacione të bankës digjitale dhe Drejtoria për operacione me para të gatshme. Në mars 2025, z. Haxhipazi emërohet Drejtor Ekzekutiv dhe anëtar i Bordit ekzekutiv, nën përgjegjësinë e të cilit janë Sektori i operacioneve, Sektori i kreditimit dhe Sektori i sistemeve informative. Gjatë karrierës së tij ka qenë anëtar aktiv i shumë komisioneve dhe bordeve, si dhe anëtar i dhomave ekonomike dhe shoqatave.